Arrestimi në Dubai i ish-këshilltarit të Xhaçkës/ Berisha në Kuvend:U mbajt i fshehtë për një javë nga Rama
Lajmifundit
/
14 Shtator 2023, 14:37
Politikë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-këshilltarit të ish-ministres Olta Xhaçka, Amant Josifi.
Ky i fundit u arrestua në Dubai, ndërsa ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle për mashtrim me call-centre. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se kryeministri Edi Rama është mbrojtja politike e Josifit.
“Arrestimi i tij u mbajt i fshehtë nga Rama dhe Taulant Balla. Po bën një javë që është arrestuar.”, tha Berisha.