Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së/ Lubonja ngre dyshimet: Rama mund të shpallet “non grata” nga SHBA

Politikë

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së/ Lubonja ngre dyshimet: Rama mund

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar pasditen e sotme, arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

I ftuar në rubrikën Opinion, Lubonja është shprehur se McGonigal ka marrë 225 mijë dollarë nga zyrtarët shqiptarë, vetëm për të hetuar kundër opozitës.

Lubonja kërkoi nga drejtësia shqiptare që Rama të hetohet dhe shtoi se nëse SHBA e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit në Ballkan duhet të shpallte “non grata” kryeministrin e Shqipërisë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Pjesë nga biseda në studio:

Fatos Lubonja: Ai ka dy akuza por të dyja janë të ndryshme, i lidh personazhi por njëra është e ngritur nga Prokuroria e Neë York që është jo me oligarkun rus dhe pagesat e marra për ta hequr nga lista e të sanksionuarve të SHBA dhe e dyta është akuza nga Ëashingtoni që lidhet me Shqipërinë, takimet me kryeministrin, 225 mijë dollarët e marra nga punonjësi i shërbimit të inteligjencës për të lobuar për naftën dhe hetimin kundër opozitës në atë hetimin e famshëm.

Një kryeministër mund të ketë lidhej me institucionet e një vendi aleat, problemi këtu është që raportet e Ramës me këtë person nuk janë institucionale dhe të regjistruara nga të dyja anët. Ish zyrtari i FBI nuk e ka njoftuar Byronë se ka ardhur këtu ka marrë para apo kë ka takuar. Në lidhje me Ramën, kemi të bëjmë me diçka e Prokuroria duhet të hetojë sepse kemi të bëjmë me një lidhje me biznesmenin shqiptar që pagoi 225 mijë dollarë njeriut të FBI për interesa direkte e indirekte të Ramës..

Pyetje: A mund të kemi një shpallje të Ramës non grata nga amerikanët nëse vërtetohet përfshirja e tij?

Lubonja: Nëse amerikanët duan të jenë koherentë dhe të luftojnë korrupsionin në Ballkan sepse prek interesat e tyre, është rasti që ta aplikojnë edhe ndaj Ramës. Jo vetëm ka bërë korrupsion ndaj shqiptarëve që ka krijuar një sistem të tillë, por ka bërë korrupsion në zemrën e shtetit amerikan, në FBI. Në këtë aspekt kjo është një çështje sensitive për ta nëse duan të jenë koherent me atë që kanë deklaruar për luftën ndaj korrupsionit. Jam dyshues sepse SHBA janë pragmatiste dhe për interesa gjeostrategjike kanë mbyllur edhe të dy sytë.

Amerika ka interesa ndaj Shqipërisë se psh Rama mori muxhahedinët, mori 4 mijë afganë, ka marrë politika pro amerikane, shihni luftën në Ukrainë.

ME TE LEXUARAT