“Arratiset” nga qyteti presidenti Ilir Meta

Politikë

“Arratiset” nga qyteti presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta këtë të dielë nuk e ka kaluar në Tiranë. Përmes një postimi në Facebook, Meta ka treguar se ka vizituar monumentet kulturore dhe historike të trevës së Krajës, ndër të cilat edhe Kishën e Gjon Buzukut. 

Presidenti ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj arkeologut ulqinak, Dr.Anton Lulgjuraj, i cili e shoqëroi në këtë vizitë, për promovimin e traditave të shquara të zonës. “Kënaqësi të vizitoja disa nga monumentet kulturore dhe historike të trevës së Krajës, ndër të cilat edhe Kishën e Gjon Buzukut.

Mirënjohje arkeologut ulqinak, Dr.Anton Lulgjuraj, i cili më shoqëroi në këtë vizitë, për përkushtimin e palodhur për promovimin e traditave të shquara të zones”, shkruan Meta.

ME TE LEXUARAT