Arian Çani tregon skenarin që mund të ndodhë me trazirat Serbi-Kosovë
Gazetari Arian Çani tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se çfarë duhet të na shqetësojë është a po shkojmë drejt një skenari Donbas apo Krime me Kosovën.
Ai kujtoi dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin e cila, siç citoi Çani, tha se Serbia do të bëjë atë që bëri Rusia me Krimenë.
“Aktorët kanë filluar të flasin hapur. Kjo nuk është më një teori konspirative dhe kur nuk e bëjnë më aktorët pse të mos e themi ne, pse të mos i japim zë? Me logjikë unë mendoj që Vuçiç pavarësisht nga ato që ndodhën dhe ato që pritet të ndodhin, sepse mund të ndodhin dhe gjëra të tjera, ky është akti numër 1, ju e dini që një shfaqje ka disa akte, se unë prapë faqe teatri e quaj këtë me gjithë dramën e madhe që humbi jetën një polic shqiptar i pafajshëm, Afrimi i shkretë, me kalamaj, ajo ishte e tmerrshme. Kjo ishte dramë e madhe dhe duhet ngushëlluar familja, por po të mos kishte të vrarë sot ne do të ishim shumë më të relaksuar për ta bërë si bisedë,” – u shpreh Çani.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.