Argita Malltezi do të behet pjesë e politikës? Ja si përgjigjet ish-kryeministri Berisha

Politikë

Argita Malltezi do të behet pjesë e politikës? Ja si

Argita Malltezi ka mbajtur fjalimin e saj të parë në Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit, i thirrur për votëbesimin e ish-kryeministrit Berisha pas humbjes së zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët nëse vajza e tij do të bëhet pjesë e politikës, ai u shpreh se Argita Malltezi thjesht mbajti një fjalim ku shprehur mendimet e veta.

“Argita Malltezi mbajti një fjalim si shumë të tjerë aty. Argita Malltezi është një aktiviste e PD-së, që në ditët më të para të themelimit të saj, ka qenë studente.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë kontekst, ajo nuk është ndarë kurrë nga PD. Ky është fjalimi i parë publik i saj në kuvendet e partisë, por kjo nuk do të thotë asgjë më shumë sesa një fjalim në të cilin shprehu si aktiviste e PD-së, mendimet e veta”, tha ai.

 

ME TE LEXUARAT