Arben Ahmetaj u kthehet akuave ndaj Ramës: Vërshimi i kanabisit në 2014-2017 ishte axhendë e tij!
Ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj iu është rikthyer akuzave ndaj Edi Ramës, të cilin e quan ‘Kim Jong Un’. Në një intervistë për prestigjiozen ‘Der Spiegel’, Ahmetaj shprehet se Rama po përdor sistemin e drejtësisë kundër kundërshtarëve të tij politikë dhe kundër kujtdo që e kundërshton përpjekjen e tij për pushtet.
Ish-zv kryeministri ia ka bërë të qartë kryeministrit se nuk mund ta përdorë si “kokë turku”.
“Nuk jam i përgatitur të luaj si kokë turku. Ai përfitoi nga reforma në drejtësi e financuar nga SHBA dhe BE. Tani ai po përdor sistemin e drejtësisë kundër kundërshtarëve të tij politikë dhe kundër kujtdo që e kundërshton përpjekjen e tij për pushtet”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Po ashtu Ahmetaj tha se Rama është kokë e këmbë i lidhur me krimin dhe kontrollohet prej tij.
Ahmetaj konfirmon gjetjet e hetuesve se Shqipëria u shndërrua në një narko-shtet të ushqyer nga trafiku i drogës gjatë mandatit të Ramës.
“Vërshimi i kanabisit në vend nga viti 2014 deri në 2017 ishte axhenda e fshehur ekonomike e kryeministrit. Rritja e krimit të organizuar që nxiti kanë ndryshuar masivisht ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Rama beson se mund të kontrollojë ende mjedisin kriminal, por prej kohësh është ai që po kontrollohet”.-shprehet Ahmetaj.