Arben Ahmetaj bën lëvizjen e radhës nga arratia, ja çfarë kërkon nga Gjykata Kushtetuese
Lajmifundit
/
19 Shtator 2023, 10:21
Politikë
Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj ka ankikuar në Gjykatën Kushtetuese kontrollin e banesës. Arben Ahmetaj, nga arratia, ka kërkuar në Kushtetuese shfuqizimin e e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Apel.
Në ankimim, ish-zyrtari i lartë ka renditur katër pika pse e konsideron të paligjshëm kontrollin e banesave.
Sipas ankimit, kontrollet janë në papajtueshmëri me ligjin dhe antikushtetuese, pasi nuk ka patur autorizim nga Kuvendi, sepse në njërën nga banesat jetonte edhe vetë Arben Ahmetaj që gëzonte mandatin e deputetit.