Ambasada e SHBA "godet" Berishën pasi mori vulën: Pozicioni ynë për non gratat nuk ka ndryshuar!

Politikë

Ambasada e SHBA "godet" Berishën pasi mori vulën: Pozicioni

Ambasada amerikane ka reaguar pak ditë pasi Apeli vendosi t’i kthejë vulën e PD-së, ish kryeministrit Sali Berisha.

Selia diplomatike e SHBA konfirmon qëndrimin e pandryshuar se nuk angazhohet me personat e shpallur non grata.

Në të njëjtën kohë ajo vë theksin te fakti se të gjithë “duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i Ambasadës:

Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA.

Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Siç ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara.

Reagimi u publikua fillimisht nga top channel

ME TE LEXUARAT