Apeli i Metës: Vota e lirë në themel të institucioneve tona, partitë të zgjedhin kandidatë të denjë

Politikë

Apeli i Metës: Vota e lirë në themel të institucioneve tona,

Presidenti i Republikës Ilir Meta këtë të premte ka qenë në Korçë ku sërish ka vënë theksin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Meta në fjalën e tij ka bërë me dije se është e domosdoshme që qytetarët e këtyre bashkive të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shprehin të drejtën e tyre me votë të lirë.

Ndër të tjera ai ka bërë apel palëve politike që të zgjedhin kandidatë të denjë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

E rëndësishme është vota e lirë në themel të të gjithë institucioneve tona, inkurajoj të gjithë aktorët politikë që të paraqesin kandidatë sa më të mirë në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin. Qytetarët duke marrë pjesë në zgjedhje që të dëshmojnë votën e tyre të lirë”, ka thënë Meta.

 

ME TE LEXUARAT