Alibeaj zhvillon takime me bazën në Fier, 3 deputetët që e shoqëronin
Enkelejd Alibeaj ka nisur takimet në terren me anëtarët e partisë Demokratike.
Ditën e sotme ai ka zhvilluar një takim në qytetin e Fierit, ku siç edhe ai shkruan në postimin e tij në facebook merrnin pjesë edhe anëtarë të kryesisë dhe kryetarë grupseksionesh.
Alibeaj shoqërohej gjithashtu edhe nga tre deputetë të grupit parlamentar të PD-së, Eralda Tase Bano, Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Ai shoqërohej gjithashtu edhe nga Agron Kapllanaj të cilin e konsideron si kryetar të PD në degën e Fierit.
Postimi i Plotë nga Alibeaj:
"Bashkëbisedim me anëtarë të kryesisë dhe drejtues grupseksionesh të kësaj dege dhe mbi të gjitha takim mes miqsh e kontributorësh historikë, të ditëve më të vështira.
Së bashku me Kryetarin e degës së PD-së Fier, Agron Kapllanaj dhe me kolegët e qarkut, Eralda Tase Bano, Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi".