Alibeaj për presidentin e ri: PS nuk e zgjedh dot me ata që janë shpallur ‘non grata’

Politikë

Alibeaj për presidentin e ri: PS nuk e zgjedh dot me ata që janë

Nga hyrja e Kryesisë së Kuvendit, Enkelejd Alibeaj deklaroi se ka rënë dakord me mazhorancën që të mos zhvillohet proces farsë zgjedhja e Presidentit të Republikës.

Gjatë një deklarate për mediat, Alibeaj theksoi se i takon opozitës që të propozojë emrin e presidentit të ri, ndërsa sipas tij, socialistët nuk mund ta zgjedhin të vetëm kreun e shtetit me votat “non grata” të Tom Doshit dhe Aqif Rakipit ose të ish-deputetëve që ndodhen në burg.

“Ne si opozitë kemi rëndë dakord jo vetëm të marrim pjesë në proces por realisht ky proces mos jetë farsë por presidenti të zgjidhet një figurë që përfaqëso shqiptarët. Një figurë që të jetë shqiptarëve dalë mbi palët politike, ti qëndrojë të gjitha sfidave. Për të arritur në këtë pikësynim ne jemi ofruar për një proces, procesi është i pari, një proces i sinqertë, proces i bazuar në kritere është garancia e parë në një produkt siç shqiptarët duan. Presidenti simbolizon unitetin,

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ja kam përcjellë qëndrimin zyrtar të PD grupit parlamentar, mazhorancës dhe grupeve të tjera dhe e shohim të udhës që ky proces duhet të jetë i tillë që mos perceptohet si lojë. Kam përcjellë qëndrimin zyrtar të PD përfaqësues të mazhorancës dhe grupeve të tjera parlamentare duhet që të mos perceptohet proces farsë, kushtetuta thotë që në 3 raundet e pra presidenti zgjidhet me 84 vota. 2 deputet janë të non grata flas për Tom Doshin dhe për Aqif Rakipi, dy të tjerë nuk janë në parlament por janë pas hekurave.

Është e kuptueshme që e drejta për të propozuar i takon opozitës që përfaqëson gjysmën e shqiptarëve. Ne kemi propozuar kriteret sepse kemi detyrim jo mes palëve politike por duhet të jetë një president që të dalë në sy të publikut. Të përcaktohen disa kritere, një nga kriteret duhet të jetë një president anti-komunist”, tha Alibeaj.

ME TE LEXUARAT