Alibeaj “humbet” edhe një tjetër bashki, kandidati i PD nuk arrin të regjistrohet në KZAZ (EMRI)
Ibrahim Bruka, kandidati i PD-së së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj për Vorën, nuk ka mundur të regjistrohet dot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Shkak, sipas tij, është bërë një arsye familjare.
Mbrëmjen e djeshme ka qenë afati përfundimtar i regjistrimit të kandidatëve për kryetar bashkie për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Olti Kurti, kryetari i KZAZ në Vorë, ka deklaruar se është kryer vetëm regjistrimi i kandidatit të Partisë Socialiste dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ata janë: Blerim Shera për PS dhe Indrit Hoxha për opozitën (kandidat i propozuar nga Rithemelimi i Berishës).
“Deri mbrëmë në orën 24:00 kur ka qenë afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve, janë paraqitur vetëm kandidati i PS edhe koalicionit “Bashkë fitojmë”, ka thënë Kurti për News 24.
Ndërkohë, vetë Bruka ka sqaruar arsyet që nuk e kanë penguar të regjistrohet.
“Për shkak të një arsyeje familjare nuk kam mundur të regjistrohem dje, por do komunikoj me KQZ për tu regjistruar sot”, ka deklaruar ai.