Albin Kurti takon kryeministrin Edi Rama

Politikë

Albin Kurti takon kryeministrin Edi Rama

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është duke zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.
Kurti mbërriti ditën e djeshme në Shqipëri, ku mori pjesë në ceremoninë për përkujtimin e 577 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.  Pavarësisht raportit rivalizues me kryeministrin Rama, ata janë takuar sot në “informalitet”, raportojnë mediat në Kosovë, ndërsa nuk dihet se për çfarë kanë biseduar.

Vetëvendosje, që arriti të marrë një fitore historike në Kosovë, ka tre kandidatë që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, ndër ta edhe Bojken Abazi.

ME TE LEXUARAT