Akuzat për shpërdorim detyre, dënohet me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiaku i Hasit

Politikë

Akuzat për shpërdorim detyre, dënohet me 1 vit e 4 muaj burg

TIRANË- Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiakun e Hasit, Adem Lala.

Vendimi është dhënë javën e shkuar nga Gjykata e Posaçme me akuzën e shpërdorimit të detyrës nga zyrtari publik.

Sipas vendimit të siguruar, dënimi ndaj Lalës është konvertuar në shërbim prove si dhe pengimin e tij që për pesë vite të ushtrojë funksione publike.

Adem Lala u vu në hetim nga SPAK pasi sipas prokurorëve, ai u përfshi në aferën e privatzimit në mënyrë të padrejtë të një aseti publik në bashkinë Has, kohë në të cilën ishte kryetar.

Adem Lala mori mandatin e bashkisë Has në 2015, ndërsa së fundmi është përfolur edhe si kandidat për deputet në qarkun e Kukësit, kandidim ende i konfirmuar zyrtarisht.

ME TE LEXUARAT