Akuzat e Bardhit për emërimin e drejtorit të Policisë Shkodër, ministri Hoxha: Gënjeshtër, Edmond Sulaj oficer model!
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në seancën e sotme plenare ka hedhur akuza të forta në lidhje me emërimin e drejtorit të Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj.
Bardhi ka mbështetur akuzat e tij në disa biseda sekrete dhe të koduara nga platforma SKY ECC, sipas tij, të kapura nga partnerët ligjzbatues europianë. Bardhi tha se “Mondi”, ku nënkupton kreun e Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj, ka përdorur Sky Ecc.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka mohuar akuzat e ngritura nga Bardhi, ku tha se Edmond Sulaj u zgjodh drejtor në 2023, ndërsa bisedat e zbardhura të 'Sky Ecc' janë të vitit 2021. Ministri Hoxha siguroi se drejtori i policisë së Shkodrës është zgjedhur përmes një konkursi me meritë dhe serioz.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ministri Ervin Hoxha: Zotëria Mondi është me gradën drejtues i parë dhe mban postin e drejtorit të Policisë në Shkodër. Kam punuar me Z Edmond Sulaj dhe është një nga oficerët në karrierë, që ka treguar aftësi dhe integritet gjatë gjithë karrierës së tij. Ai ka 27 vite punë. Sulaj ka marrë detyrën më 2023. Sulaj u zgjodh sipas meritës me konkurs.
Gazment Bardhi: Nuk i dija që Pëlllumb Gjoka ka shtuar zëdhënësit. Ndryshuat edhe ligjin, për të emëruar kreun e Gardës.
Bardhi më herët lexoi biseda se si emëroheshin drejtorët e policive, përfshi atë të Shkodrës.
Bardhi në deklaratën e tij pretendoi dhe ngriti akuza referuar komunikimit, që nëse është i vërtetë ka ndodhur para Marsit të vitit 2021, por që dyshohet se qëllimisht e ka sjellë në vitin 2023, duke përfshirë personazhet në fjalë që t’i lidhte në kohën e emërimit.
Kryepolici i Shkodrës Edmond Sulaj, që Bardhi ia përmendi emrin në Parlament, është emëruar dhe prezantuar më 12 Tetor 2023. Kurse EUROPOL thotë se çështja e SKY ECC për rrjetin e goditur dhe bisedat e kapura i përket operacionit të vitit 2021 (për koicidencë po 12 Mars), pra dy vite para se çfarë pretendon deputeti demokrat.
Bardhi tha se bisedat e përgjuara ku përmendet edhe kryepolici i Shkodrës, i përkasin vitit 2023, gjë që përgënjeshtrohet nga komunikata e asaj kohe e vetë EUROPOL-it.