Aksioni opozitar për komisionet hetimore, Rama: Nuk do të ngrihen pa u plotësuar kriteret sipas Kushtetutës

Politikë

Aksioni opozitar për komisionet hetimore, Rama: Nuk do të ngrihen pa u
Kryeministri Edi Rama në emisionin “Debat” nga Alba Alishani në A2CNN komentoi aksionin opozitar, që synon të “paralizojë” jetën parlamentare dhe rrjedhimisht votimin e Buxhetit 2024 në seancën e nesërme parlamentare.

“Kjo nuk është klima për ligjin më të rëndësishëm por asnjë ligj dhe për asnjë zakon sepse kur njerëzit mblidhen së bashku në një çati për cilindo arsye supozohet minimumi sillen ftohtë me njëri-tjetrin por jo të përdorin mjete të ftohta dhe armë të nxehta kundër njëri-tjetrit.”

Lidhur me kërkesën kryesore të opozitës që është pranimi ni kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, Rama tha se është një listë kriteresh që duhet plotësuar për lejimin e ngritjes së tyre.

“Kjo nuk është çështje impresionesh të para por kornize kushtetuese dhe ligjore sepse sigurisht Kushtetua i jep të drejtën një grupi deputetësh, të cilët kanë një numër të kufizuar brenda parlamentit, pra edhe opozitës që të kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Por ngritja e tij nuk është një veprim automatik por një vendim që merret mbi bazën e kritereve kushtetuese dhe ligjore. Sa kohë nuk plotësohen këto kritere këto komisione nuk do ngrihen.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rama u vendos përballë faktit se 38 firma deputetësh do të mjaftonin për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar dhe mazhoranca ka refuzuar për ta pranuar një hap të tillë nga opozita në 8 raste.

Ai theksoi se nuk ka asnjë stepje nga ana e shumicës, por nuk është respektuar kriteri themelor që përkon me kushtetueshmërinë e kërkesës.

“S’ka asnjë stepje është thjesht ajo që ju thash nuk mjafton të mbledhësh firmat dhe të kërkosh ngritjen e komisionet hetimor parlamentar pa plotësuar kriteret që janë të përcaktuara. Nuk është vetëm një kriter janë disa. Mjafton fakti se Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë vendim për të shpallur si antikushtetues një komision hetimor parlamentar të ngritur për të kuptuar që ato mund të jenë dhe antikushtetuese. Duhen ngritur sipas dhe në respekt të Kushtetutës. Për këtë arsye komisionet hetimore parlamentare dhe votohen.”

ME TE LEXUARAT