Agron Gjekmarkaj merr postin e rëndësishëm, Kuvendi i Shqipërisë del me njoftim zyrtar
Me largimin e Grida Dumës nga politika, posti në Komisionin për politikën e jashtme mbeti bosh.
Mirëpo, sipas një projekt vendimi, postin e anëtarit të PD në Komision e zë deputeti Agron Gjekmarkaj.
Kuvendi i Shqipërisë vendosi që Gjekmarkaj të marrë këtë post. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Vendimi:
PROJEKT-VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 69/2021 “PËR CAKTIMIN E ANËTARËSISË SË KOMISIONEVE TË PËRHERSHME TË KUVENDIT”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, të neneve 21 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit,me propozim te Grupit Paralametar të Partisë Demokratike,
K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:
I. Në pikën I të vendimit nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar, bëhet ky ndryshim:
“Deputeti z. Agron Gjekmarkaj caktohet anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme”
II. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë