Afera me arabët për portin e Durrësit, BE “shtang” Edi Ramën

Politikë

Afera me arabët për portin e Durrësit, BE “shtang”

Afera me arabet për portin e Durrësit pas darkës tek Nusreti, BE trondit Ramën

Komisioni Europian i ka kërkuar sqarime qeverisë shqiptare pas marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe për dhënien me koncension të portit të Durrësit.

E pytur nëse kjo marrëveshje e qeverisë shqiptare thyen rregullat e marrëveshjes së Stabilizim- Asocimit, BE-Shqipëri, zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero Hernandez është përgjigjur:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“BE është në dijeni të marrëveshjes së përfunduar në nëntor të vitit të kaluar midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila përfshin një rizhvillim të madh të portit të Durrësit.

BE u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të japin sqarime në mënyrë që të vlerësojnë pajtueshmërinë e marrëveshjes me marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit midis BE dhe Shqipërisë”.

Qeveria shqiptare nënshkroi në nëntor një marrëveshje me kompaninë nga EBA, “Emaar” për të dhënë me koncension portin e Durrësit, ndërsa parashikohet që aktiviteti i ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave të spostohet në zonën e Porto Romanos.

Negociatat për portin e Durrësit i shoqëruan edhe me skandalin e darkës tek një ndër restorantet më të shtrenjta në Dubai, sic është ai i Nusretit, ku Balluku, Ahmetaj, Endri Fuga dhe Arbjan Mazniku u filmuan duke ngrënë mish me çmime kolosale.

ME TE LEXUARAT