Afati i dorëzimit të listave me kandidatë/ Meta: Sa më shumë parti, sa më shumë kandidatë të pakapur nga dekriminalizimi

Politikë

Afati i dorëzimit të listave me kandidatë/ Meta: Sa më

Presidenti Ilir Meta ka mbështetur thirrjen e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi për afatin e dorëzimit të listave me kandidatë të partive politike.

Meta thekson se sa më shumë parti të ketë, aq më shumë zgjedhje ka për qytetarët, si dhe kandidatë me integritet e të pahapur nga dekriminalizimi që mund të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Mbështes plotësisht thirrjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi, drejtuar partive politike, për të dorëzuar brenda afateve listat e kandidatëve.

Sa më shumë parti, sa më shumë zgjedhje të ndryshme për qytetarët, sa më shumë kandidatë me integritet të lartë moral e qytetar dhe të pakapur nga dekriminalizimi, do të thotë më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike në referendumin e 25 prillit për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkroi Meta.

Me anë të një shkrimi në Twitter, Celibashi shkroi: “Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve & jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit. Të vlerësojnë situatën e pandemisë & tí japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore.”

Kujtojmë se afati i fundit që kanë partitë politike për të dorëzuar listat me kandidatë është 8 marsi.

ME TE LEXUARAT