Adriatik Lapaj: Unë jam instrument në duart e popullit!
Adriatik Lapaj ka folur mbrëmjen e sotme i ftuar në News24, mbi lëvizjen e re “Shqipëria Bëhet” dhe organizimin e saj, që pritet të prezantohet pas 3 ditësh. Lapaj u shpreh se me këtë lëvizje po synon të vendos një model të ri, dhe vendosjen e rregullave dhe ligjeve, ndërsa shtoj se “duhet ligji, rregull, dhe vendimet të rrëzohen me votë”.
“Shqipëria është djegur disa herë dhe nuk ka ndodhur asgjë. Nuk bëhet njerëzit para dhe lideri pas”, tha ai, por e kundërta, “liderët para dhe njerëzit pas”.
Më tej ai theksoi se duhet referendum, dhe se vendimet rrëzohen më votë.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
“Sa kohë njerëzit kërkojnë që të hape gara. Kërkojnë votën e emigrantë si një e drejtë Kushtetuese, depolitizimin e administratës, atëherë është e rëndësishme. Ne duhet të mobilizojmë qytetarët për të mos i lejuar këtë që të bëjnë hile. Përfaqësim përballe numrash, patjetër edhe protestë. Unë jam njeri që mendoj që të drejtat arrihen duke qëndruar, as duke thyer e as duke djegur. Shqipëria është djegur disa herë dhe nuk ka ndodhur asgjë.
Nuk bëhet njerëzit para dhe liderit pas, por liderët para dhe njerëzit pas. Fëmijët e popullit para dhe fëmijët e liderëve në Karaibe. Atje në ballë për të kërkuar të drejtën. Unë jam thjesht një instrument në duart e popullit. Nuk po iu them më bëni kryeministër. A jeni për garë? A jeni për ligjin për Referendumet? Un po ju them duhet ligji, rregulli. Pra asnjë kryetar partie të mos imponojë. Vendimet të rrëzohen me votë. Nuk është për çështje individësh”, tha ndër të tjera Lapaj.