A kishte Gledis Nano të dhëna për Ervis Martinajn, pse u largua? Rama: Nuk pati ...

Politikë

A kishte Gledis Nano të dhëna për Ervis Martinajn, pse u largua?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sërish për largimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano.

I pyetur nga moderatori i emisionit “Opinion” se a kishte Nano dijeni për vendndodhjen e Ervis Martinajt, Rama tha se të gjitha çfarë thuhen janë legjenda urbane.

Sipas tij arsyeja e vërtetë e Nanos si kreu i Policisë së Shtetit, ishte se nuk realizoi pritshmëritë në detyrë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Përse e larguar zotin Nano?

Rama: Sepse nuk përmbushi detyrat që prisnim.

Pyetje: A kishte zoti Nano të dhëna për Ervis Martinajn, dhe se operacionet janë dekonspiruar?

Rama: E pavartetë.

Pyetje: Është thënë që zoti Nano ka raportuar në SHBA për lidhjet e krimit me politikën.

Rama: Asgjë e vërtetë. Ai ka bërë në detyrë aq sa ka ditur aq sa ka mundur. Nuk i ëhstë vënë në diskutim mundi i tij, por rezultati.

Pyetje: Ku dështoi?

Rama: Që nga rishfaqja e parcelave me kanabis, tek rryshfetet nëpër rrugë, seria e vrasjeve pa përgjigje e periudhës së fundit, përfshirë dhe situatën aspak të këndshme në disiplinimin e turizmit.

Pyetje: Ai erdhi si fytyrë e re, si model i ri?

Rama: Model i ri fytyrë e re, nuk përkojnë me realitetin./klan tv

ME TE LEXUARAT