“A e keni takuar burrin tuaj si biznesmen”/ Gazetari i kujton Xhaçkës kodin etik, Rama i mbyll gojën për 3 muaj

Politikë

“A e keni takuar burrin tuaj si biznesmen”/ Gazetari i kujton

Kryeministrit Edi Rama ditën e sotme ka “futur në riedukim” një tjetër gazetar, pas pyetjes që ky i fundit i drejtoi ministres Olta Xhaçka. 

“A e keni takuar bashkëshortin tuaj si biznesmen”, ishte pyetja e gazetarit duke ju referuar kodit etik të qeverisë "Rama 3".

Gazetari: Zonja ministre kam një pyetje vetëm për ty, në 29 prill ka hyrë në fuqi kodi i ri etik për këshillin e ministrave i cili ndalon dhe parashikon sanksione deri në largim nga detyra për ministrat që e shkelin.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Një nga pikat është që ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe të takohen vetëm në kushte kur janë në prani të dy punonjës të administratës.

Ju e keni zbatuar këtë pikë, a e keni takuar bashkëshortin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik nënë shoqërinë e punonjësve të administratës apo e keni shkelur?”.

Rama: Tani dëgjo, tani këtu përgjigjen do ta jap unë, do kalosh në rieduktim si Ambrozia në tre muajt e ardhshëm, nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi.

Kujtojmë se ministrat do të duhet të bëjnë më shumë kujdes me sjelljen e tyre, kjo për shkak të ashpërsimit të Kodit të Etikës. Me vendim qeverie, Ministrat nuk lejohen të takojnë vetëm biznesmenë, por në grupe biznesi dhe në prani të 2 nënpunësve publikë.

Po ashtu minutat  e  takimeve, identiteti i personave të përfshirë në këto  takime,  si dhe çështjet  e diskutuara  do të regjistrohen në një regjistër të posaçëm që do të mbahet nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë përkatëse.

ME TE LEXUARAT