A do të ketë protestë të enjten para parlamentit? Përgjigjet Sali Berisha: Me Ilir Metën diskutuam për…
Lajmifundit
/
30 Janar 2023, 12:46
Politikë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar detaje nga takimi me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ku mes të tjerash kanë folur edhe për aksionin opozitar.
Por i pyetur nga gazetarët nëse do të ketë protesta të enjten para Parlamentit, Berisha tha këtë përgjigje:
“Sigurisht që diskutuam për gjendjen kritike në vend dhe mënyrën e përballimit të kësaj situatë tepër kritike.
Diskutuam gjerësisht dhe gjetëm pajtim të plotë në mendime për qëndrimet që duhet të mbajmë.
Parlamenti Linda Rama ka humbur çdo legjitimitet me aktet që bën”, tha ish-kryeministri.