A do ta votonte Fatos Nanon për President? Ja si përgjigjet Berisha

Politikë

A do ta votonte Fatos Nanon për President? Ja si përgjigjet Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha  gjatë një konference për mediat, ndër të tjera është pyetur nga gazetarët edhe nëse do ta votonte emrin e Fatos Nanos, si President.

Unë mendoj që nuk ia vlen t’i prishim privatësinë.  Lëreni, ai është akomoduar në jetën e tij. Më mirë ta lëmë ta vazhdojë atë, mos ta citojmë”-tha Berisha.

Më tej, ish-kryeministri Sali Berisha u është drejtuar sot me një thirrje të fortë anëtarëve të bordeve, që përcaktojnë çmimet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 Berisha tha se ata s’mund të përcaktojnë çmimet e qytetarëve, duke e konsideruar si antikushtetuese dhe antidemokratike.

“Tronditës ishte lajmi, tmerrësisht, që vjen nga vendet në luftë civile që sipas të cilit në Shqipëri ka pasur mijëra vdekje më shumë se lindje, është vepër kryekëput e Edi Ramës të largimit masiv të shqiptarëve.

Si ua përcaktoni shqiptarëve çmimet, kush ua lejon. Praktika staliniste, antikushtetuese. Mund të fitoni lehtësira e merrni zarfe, por turpëroni veten tuaj. Çmimet po rriten në mënyrë galopante. Ka vetëm një qëndrim kur rriten çmimet: Indeksimi.

S’jeni ju indeksimi, s’mund të jeni ju. Ju shkelmoni qindra mijëra qytetarë. Tërhiquni, gabuat, ligji do të jetë ligj. Ju garantoj se Edi Rama ju ka korruptuar, ndaj ju kërkoj të largoheni nga bordet.”-tha Berisha.

 

 

ME TE LEXUARAT