8 Dhjetori, Kryemadhi: Kjo datë bën të ulin kokën me turp ata që braktisën misionin

Politikë

8 Dhjetori, Kryemadhi: Kjo datë bën të ulin kokën me turp

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në ditën e Rinisë ka shprehur mirënjohje ndaj veprës së të rinjve të dhjetorit ‘90, si edhe ndaj të gjithë qytetarëve që i dolën krah misionit të tyre për jetësimin e ëndrrës 'Shqipëria si e gjithë Evropa'.

Për Kryemadhin, kjo datë na bën të ulim kokën me turp të gjithë kush në 3 dekada patën shansin të realizojnë këtë mision, por e lanë në rrugë duke braktisur vlerat dhe idealet mbi të cilat u themelua Shqipëria post-komuniste.

"Përulemi me mirënjohje, sot në Ditën Kombëtare të Rinisë, ndaj veprës së të rinjve të dhjetorit ‘90, si edhe ndaj të gjithë qytetarëve që i dolën krah misionit të tyre për jetësimin e ëndrrës 'Shqipëria si e gjithë Evropa'.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu kjo datë bën të ulin kokën në turp, të gjithë kush në 3 dekada pati shansin ta realizojë këtë mision, por e la në rrugë duke braktisur vlerat dhe idealet mbi të cilat u themelua Shqipëria post-komuniste.

Demokracia nuk është e garantuar, mirëpo ajo kërkon mbështetje të vazhdueshme dhe protestë të përditshme me të padrejtën, për të qenë triumfuese ndaj kërcënimeve që i kanosen.

Në ditën Kombëtare të Rinisë, vlen të theksohet nevoja e rikthimit tek ato vlera fillestare që bashkuan të gjithë shqiptarët. Shpopullimi masiv e ka vendosur Shqipërinë përballë një kërcënimi real për të ardhmen. Shqipëria si Evropa nuk realizohet duke përkujtuar dhe festuar një herë në vit, por ka nevojë çdo ditë për dedikim dhe dashuri për vendin."oranews

ME TE LEXUARAT