8 Dhjetori, Basha: Dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja

Politikë

8 Dhjetori, Basha: Dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përkujton Lëvizjen Studentore të 8 Dhjetorit 1990, duke e cilësuar këtë si ditën që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë.

Në një postim në “Facebook”, kryedemokrati Basha shkruan se edhe 31 vite pas kësaj lëvizjeje thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci.

“8 Dhjetori 1990, është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë???????? 31 vite më vonë, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci, si dhe për të mbajtur gjallë forcën, guximin dhe idealet e Dhjetorit ‘90, përballë një tjetër diktature, që po varfëron dhe largon bijtë dhe bijat e shqiptarëve, atë të korrupsionit. Gëzuar 8 Dhjetorin!”, shkruan Basha.BW

ME TE LEXUARAT