8 Dhjetori, Ambasada Amerikane: Krenarë që qëndrojmë pranë popullit shqiptar

Politikë

8 Dhjetori, Ambasada Amerikane: Krenarë që qëndrojmë

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri kujton Lëvizjen Studentore të 31 viteve më parë, e cila rrëzoi regjimin komunist.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në “Facebook”, ambasada shkruan se studentët guximtarë të 8 Dhjetorit 1990 protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës, duke kërkuar fundin e komunizmit dhe fillimin e një epoke të re lirie.

“Sot, ne nderojmë studentët guximtarë të cilët 31 vjet më parë protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës, duke kërkuar fundin e komunizmit dhe fillimin e një epoke të re lirie, pluralizmi, ekonomie tregu, lirie fetare dhe lirie të fjalës. Ata kërkuan një Shqipëri ‘si gjithë Europa’. Ne jemi krenarë që kemi qëndruar në krah të popullit shqiptar atëherë dhe do të qëndrojmë krah tij ndërsa ata përqafojnë të ardhmen.”vizionplus

ME TE LEXUARAT