5 vite pas largimit nga politika, Kreshnik Spahiu pranon gabimin: Kërkoj falje që...

Politikë

5 vite pas largimit nga politika, Kreshnik Spahiu pranon gabimin: Kërkoj

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka bërë një reagim lidhur me 5-vjetorin e marrëveshjes Rama-Basha.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Spahiu pranon publikisht se ka bërë gabim që besoi te marrëveshja 2017-ës Rama-Basha dhe te bashkëqeverisja PS-PD.

Ai deklaron se nuk duhet të besonte as te ish-kreu i PD-së Lulzim Basha, të cilin e quan një kukull të komanduar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“5 vjet nga dorëheqja dhe largimin im nga politika.

Marrëveshja Rama-Basha dhe bashkëqeveria PS-PD

Gabimi fatal që besova se Basha ishte kryetar dhe nuk kuptova se ishte kukull e komanduar nga Sali Berisha.

Gabim që e pranoj publikisht dhe kërkoj falje që u ula me besë-prerë në tavolinë”, shkruan Spahiu.

 

ME TE LEXUARAT