Studimi i Fundit: Alternativat me risk të reduktuar mundësojnë përmirësimin e shëndetit të zemrës

Nga Rrjeti

Studimi i Fundit: Alternativat me risk të reduktuar mundësojnë

- Kalimi tek cigaret elektrike dhe pajisjet me ngrohje ulin dukshëm rrezikun e sëmundjeve të lidhura me tymosjen
- Reduktimi dëmit mundëson që trupi të rigjenerojë dëmet e shkaktuara nga ekspozimi ndaj tymit të cigares

Duhanpirja ndikon pothuaj të gjithë trupin. Ky zakon mund të shkaktojë komplikime sidomos me zemrën. Kimikatet që përthithen përmes nuhatjes kur digjet një cigare dëmtojnë shëndetin e zemrës dhe enët e gjakut duke rritur riskun e shfaqjes së sëmundjeve si ateroskleroza.

Shkenca është duke punuar gjithmonë e më shumë për të gjetur një zgjidhje për këtë problem. Dhe me studimin e fundit, duket se janë bërë hapa të rëndësishëm përpara. Qendra e ekselencës për përshpejtimin e reduktimit të dëmit, ka kryer së fundmi një studim i cili pohon se ‘kalimi tek cigaret elektrike dhe pajisjet me ngrohje ulin dukshëm rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës’.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ky kërkim shkencor sjell një qasje të re e cila hap një mundësi për të gjithë duhanpirësit për të reduktuar kështu dëmin që ata mund t’i shkaktojnë organizmit të tyre përmes zakonit të tymosjes.

Alternativat pa tym të bazuara në teknlogjinë më të fundit, arrijnë të eliminojnë rreth 95% të substancave që çlirohen në ajër.

Cigaret elektronike funskionojnë duke ngrohur nikotinën e lëngëzuar, e ndërsa pajisjet me ngrohje ngrohin fijet e duhanit duke prodhuar aerosol. Duhanpirësit kështu nuk
ekspozohen ndaj 6000 kimikatet të cilat prodhohen nga djegia e duhanit tek cigaret tradicionale.

Sipas studimit, reduktimi që këto alternativa mundësojnë, krijon mundësinë që trupi të rigjenerojë dëmet e shkaktuara nga ekspozimi ndaj tymit të cigares. Ky kërkim shkencor krahasues, pohon se për duhanpirësit që duan të vazhdojnë të konsumojnë nikotinë, alternativat pa tym janë një zgjidhje me reduktim të dukshëm të riskut.

Profesori Massimo Caruso, autori i këtij studimi deklaron për mediat se “edhe pse duket e pabesueshme, kalimi tek alternativa të tilla si cigaret elektrike apo pajisjet me ngrohe redukton dëmin vascular dhe parandalon mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve të lidhura me tymosjen”.

ME TE LEXUARAT