Situata e jashtëzakonshme nga moti me acar, Balluku: Kurseni energjinë

Nga Rrjeti

Situata e jashtëzakonshme nga moti me acar, Balluku: Kurseni energjinë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri thirrje publike që energjia elektrike të mos shpërdorohet në këto ditë të ftohta ku pritet nje jave me temperatura shume te uleta.

Ajo u shpreh se është siguruar energji elektrike për të gjithë territorin edhe pse ndodhemi në një situatë të jashtëzakonshme.

Ministrja këshilloi që të shmangen zonat malore, edhe pse në këtë sezon ato janë më të preferuarat për fëmijët.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Do të kemi temperatura të ulëta rekord që do të krijojnë probleme. më duhet t’ju jap një informacion të detajuar për sa i përket kushteve.

Kemi marrë masa në të gjithë Shqipërinë. OSHEE dhe KESH janë në gatishmëri, jemi duke punuar në fuqi të plotë.

Jemi aktualisht me 14 mijë megawat orë kërkesë ditore dhe pritet që kjo shifër të shkojë 24 mijë megawat orë kërkesë ditore. 80% më shumë, do të bëjë që të kemi presion të madh, por do të furnizohet i gjithë territori.

Për shkak të temperaturave minus dhe dëborës mund të kemi edhe avari, por do të mundohemi të jemi në gatishmëri në të gjithë vendin. Për shkak të konsumit të madh do të kërkoj që të jemi të kujdesshëm të mos e shpërdorojmë energjinë, situatë e jashtëzakonshme.

Do të mbrojë të gjithë konsumatorët qofshin familjarë, biznes i vogël apo i mesëm. Do t’ia dalim në këtë sfidë me motin”, tha Balluku.

ME TE LEXUARAT