Seriali përmbledhës Lawmen: Bass Reeves do të shfaqet në SkyShowtime nga data 18 dhjetor

Nga Rrjeti

Seriali përmbledhës Lawmen: Bass Reeves do të shfaqet në

Me Dejvid Ojelouo, producent ekzekutiv dhe kandidat për çmimin Emmy®, me Lourin I. Benks, Demi Singëllton, Forest Gudlak, Berri Pepër, me Donald Sathërlend, marrës të çmimit Oscar® dhe Denis Kueid, kandidat për çmimin Emmy

Ky serial ka producent ekzekutiv Tejlor Sheridan, kandidat për çmimin Oscar dhe është krijuar për ekranin nga producenti ekzekutiv dhe drejtuesi i shfaqjes, Çad Fihan

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shiko këtu reklamën e filmit: https://youtu.be/YEJHA8VAtCw

Sot, SkyShowtime ka zbuluar se seriali i shumëpritur Lawmen: Bass Reeves do të jetë gati për t'u shfaqur ekskluzivisht në këtë platformë nga data 18 dhjetor, me episode të reja që do të shtohen çdo të hënë. Seriali përmbledhës ka producent ekzekutiv Dejvid Ojelouo, kandidat për çmimin Emmy, me Lourin I. Benks, Demi Singëllton, Forest Gudlak, Berri Pepër, me Donald Sathërlend, marrës të çmimit Oscar dhe Denis Kueid, kandidat për çmimin Emmy.

Historia e parrëfyer e ligjvënësve më në zë të Perëndimit të Vjetër, Lawmen: Bass Reeves ndjek rrugëtimin e Rivsit (Ojelouo) nga skllav në zbatues ligji, si marshalli i parë zezak amerikan në perëndim të Misisipit. Pavarësisht arrestimit të 3000 ligjshkelësve gjatë gjithë karrierës së tij, detyra e tij kishte mjaft peshë dhe i duhej të luftonte me koston morale dhe shpirtërore në kurriz të familjes së tij të dashur. Lawmen: Bass Reeves është një serial i ri përmbledhës që do të pasohet nga prodhime pasuese në të ardhmen me në qendër ligjvënës dhe ligjshkelës të tjerë ikonë që kanë lënë gjurmë në histori.

Me aktorët Zhoakina Kalukango, Loni Çejvis, Grenthëm Koleman, Tosin Morohunfola, Dejëll Diki, Rob Morgan, Rajan O’Nen, Margot Bingam, Mo Brings Plenti, Xhastin Hërt-Dankli dhe Bill Douis. Shea Uigëm dhe Garet Hedland janë të ftuar specialë.

Krijuar për televizionet nga producenti ekzekutiv dhe drejtuesi i shfaqjes, Çad Fihan, Lawmen: Bass Reeves ka producent ekzekutiv edhe kandidatin për çmimin Oscar Tejlor Sheridan, Dejvid Ojelouo, Dejvid S. Glesër, Xhesika Ojelouo, Dejvid Permut, Kristina Aleksandra Voros, Ron Barkëll, Bob Jari dhe Dejvid Hatkin. Seriali është prodhuar nga MTV Entertainment Studios, 101 Studios, Bosque Ranch Productions të Tejlor Sheridan dhe Joruba Sakson të Dejvid Ojelouo dhe është shpërndarë nga Paramount Global Content Distribution.

Lawmen: Bass Reeves është seriali i fundit që i shtohet listës së Tejlor Sheridan, që shfaqet në SkyShowtime, krahas: 1883, 1923, Mayor of Kingstown, Special Ops: Lioness, Tulsa King dhe Yellowstone.

SkyShowtime është i disponueshëm drejtpërdrejt tek abonentët përmes aplikacionit SkyShowtime në pajisjet me Apple iOS, tvOS, Android, televizorët Android, Google Chromecast, LG TV, Samsung dhe përmes faqes së internetit: www.skyshowtime.com. Çmimi mujor i SkyShowtime është 6,99 Euro (pa reklama), me një periudhë prove 7-ditore falas që mund të anulohet në çdo kohë.

Për më shumë detaje, vizito:

Faqja e internetitwww.skyshowtime.com
Këndi i lajmeve: https://corporate.skyshowtime.com

LinkedIn: www.linkedin.com/company/skyshowtime

X (emri i mëparshëm: Twitter)www.twitter.com/SkyShowtime 

Rreth SkyShowtime

SkyShowtime është shërbimi i ri fantastik i transmetimit në Evropë. Një sipërmarrje e përbashkët e Comcast dhe Paramount Global, SkyShowtime ka mbledhur prodhimet më të mira të Hollivudit dhe argëtimin lokal në një vend të vetëm. Nga filmat dhe serialet origjinale të markave ikonë si Universal Pictures, Paramount Pictures, Nickelodeon, DreamWorks Animation, Paramount+, SHOWTIME®, Sky Studios dhe Peacock deri në serialet origjinale nga SkyShowtime, kjo platformë është shtëpia e re e argëtimit më të mirë në Evropë.

Me daljen në gjithë tregjet e saj në fillim të këtij viti, SkyShowtime është në dispozicion në: Shqipëri, Andorrë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Çeki, Danimarkë, Finlandë, Hungari, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Norvegji, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë dhe Suedi. Mundësohet nga ofrues të përzgjedhur televizionesh në disa tregje dhe në pajisjet me Apple iOS, tvOS dhe Android, në televizorët Android, Google Chromecast, LG, në televizorët inteligjentë Samsung dhe në internet.

 

ME TE LEXUARAT