ONE Telecommunications forcon pozitën në treg

Nga Rrjeti

ONE Telecommunications forcon pozitën në treg

Tregu i operatorëve celularë po fillon të ndryshojë duke rritur konkurueshmërinë.

Mbështetur në të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), rezulton se One Telecommunications po rrritet ndjeshëm në treg duke arritur 41% të tregut, nga 37% që kishte në fund të vitit 2020.

E shprehur ndryshe, në fund të muajit shtator, ONE numëron 1.1 milion
abonentë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Të dhënat e fundit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se numri total i pajtimtarëve (karta sim) është rritur me 15.1% nga viti në vit dhe 8.6% krahasuar me 3 mujorin e fundit.

Numri i përdoruesve aktiv të telefonisë celulare për ONE ka 31.5% rritje nga viti në vit, dhe nga 3 mujori i kaluar ka 20.1% rritje.

Përdorimi i internetit për të gjithë industrinë është rritur me 96% nga viti në vit dhe 24.2% nga 3 mujori i fundit.

Ndryshimi i pronësisë mbi kompaninë ONE dy vjet më parë duket se i ka dhënë një gjallërim konkurrencës në tregun celular.

Kjo u tregua edhe në rezultatet financiare të shpallura ku ONE ishte i vetmi operator që për vitin e kaluar arriti të përmirësonte rezultatin e vet financiar.

Për vitin 2020, kompania raportoi një fitim në vlerën e 820 milionë lekëve, nga 285 milionë lekë fitim që kishte arritur për vitin 2019.

ME TE LEXUARAT