Korfuzi kërkon të marrë ujin e Syrit të Kaltër të Shqipërisë

Nga Rrjeti

Korfuzi kërkon të marrë ujin e Syrit të Kaltër të

Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris, ka ngritur çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria për të përballuar mungesën e pritshme të ujit në dekadat e ardhshme në ishullin e Korfuzit.

Lajmi, i cili është publikuar në portalin grek ERT NEWS dhe mban datën 26 maj të këtij viti, i referohet deklaratës së Machimaris, që flet për një marrëveshje me vendin tonë për transferimin e burimit të Syrit të kaltër drejt Greqisë.

“Duke marrë parasysh si zhvillimet ashtu edhe situatën aktuale në vitet në vijim, do të përballemi me krizën e ujit, një krizë që zvarritet me të njëjtat karakteristika për më shumë se 30 vite radhazi.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj shoqërisë sonë, ndaj vizitorëve tanë, ne paraqesim njëb propozim/memorandum teknik të furnizimit me ujë me transferim burimi nga SYRI I KALTËR i Shqipërisë fqinje, duke marrë parasysh dhe duke shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor që lidh ujësjellësin e Aeginës me EYDAP në Salaminë, përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studimet ekzistuese si ai i Politeknikut (1991), të cilat mund të përditësohen në të dhënat aktuale”, deklaroi Machimaris.

Ky lajm është denoncuar sot edhe nga deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila duke iu referuar këtij artikulli akuzon qeverinë Rama për papërgjegjshmëri dhe çmenduri, në një kohë që Saranda, Delvina dhe qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm.

“Të transferojnë ujin e burimit nëntokësor të Syrit të Kaltër në Greqi, kjo mund të jetë papërgjegjshmëria dhe çmenduria e radhës e Qeverisë Rama!

Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002. Punimet, tubacionet, ndërhyrjet do të ishin kategorisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie kulturore.

Saranda, Delvina, qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm, por s’ka shkuar kurrë ndërmend një ndërhyrje e tillë e paligjshme në Syrin e Kaltër.

Si mund të mendohej që kjo ndërhyrje e paligjshme të bëhej për të furnizuar Greqinë?!”, shprehet Zhupa./a2 cnn

ME TE LEXUARAT