Babagjyshi i “Megatek” zhgënjen fëmijët: “Dhuratat mbaruan...”!

Nga Rrjeti

Babagjyshi i “Megatek” zhgënjen fëmijët: 

Nga Sokol Tanini

Shumë familje kanë rënë pre e një rrengu marketingu ditët e fundit në Tiranë. Të premten e javës së kaluar, datë 1 dhjetor 2023, qendra tregtare Megatek njoftonte në kanalet e saj të komunikimit për një “festë me babagjysh” në orën 17.00 të asaj dite ku do ndaheshin dhurata për fëmijët.

Shumë familje nxituan të mbyllin punët e javës e të bashkohen me fëmijët e më pas të përshkojnë rrugët drejt qendrës tregtare në fjalë me qëllimin për ti kënaqur fëmijët e tyre me një takim me babagjyshin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Premtimi për një dhuratë prej tij më shumë sesa pritshmërinë për “madhësinë” e dhuratës në aspektin monetar, ishte një nxitje më shumë pasi sic dihet, për disa muaj me radhë fëmijët fantazojnë dhe gëzohen pa masë me atë cka u jep babagjyshi, qoftë edhe një stilolaps.  

Pa kuptuar se rrengu fillonte që tek orari i vendosur për festën, shumë familje rendën drejt qendrës tregtare dhe në rastin më të mirë, pasi kishin dalë nga puna në 16.30, kishin marrë fëmijët në cerdhe, kopshte e shkolla, kaluan edhe trafikun e zakonshëm drejt autostradës dhe arritën në 17.30 në “vendin e festës”.

Akush nuk njoftonte për një festë me babagjyshin në hyrje të qendrës tregtare. Për rrjedhojë, qytetarët, bashkë me fëmijët, u detyruan të bëjnë turin e zakonshëm në qendrën tregtare në gjithë vitrinat e saj duke kërkuar se ku ndodhej festa me babagjysh.

Teksa po i humbisnin shpresat se do ta gjenin, dhe madje, me një ndjenjë meraku për fëmijët që ishin përgatitur emocionalisht për takim me babagjyshin, nga frika se mos kishte ndonje keqkuptim apo anuli feste, më në fund, prindër e fëmijë bashkë, dëgjuan zhurmën e një muzike të lartë teksa ndodheshin në sektorin e produkteve të kopshtit.

Diku në qoshe, në një sipërfaqe jo më të madhe se 30 metër katrorë, ishte organizuar një festë ku 30-40 prindër me fëmijë, ishin afruar e grumbulluar mu tek gardhi kufizues i skenës se vogel. Për rrjedhojë, turma e krijuar nuk lejonte rreshtat e prindërve e fëmijëve që u krijuan pas tyre që të shihnin asgjë.

Festa ishte një aktivitet me disa vajza, që kërcenin në ritmet e një muzike herë të huaj e herë festive, dhe një babagjysh që herë shfaqej e herë zhdukej. Ne skene ishin bashkuar edhe 4-5 femije.

Shpesh Babagjyshi i sajuar keq, ku shquhej lehtësisht djaloshi 25-30 vjecar nën kostumin e tij, kthehej nga “organizatorët” dhe bënte me shenjë “cfarë të bëj më tepër, cfarë tu them më tepër” mesa duket i lodhur nga festa që po bënte rreth një orë që kish nisur, dhe sigurisht nga kërkesa e fëmijëve për dhurata.

Dhe në fund, mes dy vajzave të mia, e vogla u tremb e nuk pranoi ta takonte fare babagjyshin ndërsa e madhja, mori guximin ti afrohej teksa babagjyshi kishte dalë nga skena ku shumica e fëmijëve nuk po afroheshin dot dhe kishte përfunduar tek sektori i….lopatave!

Vajza i zgjati dorën, ai u përkul pak dhe teksa e përshëndeti dhe i uroi vitin e ri, ime bijë nuk ia kurseu pyetjen: Ku është dhurata ime? Na thanë që do na japësh dhurata….!

Babagjyshi, mesa duket i përballur gjatë me këtë situatë, batutën e kishte gati: Mbaruan për sot zemër, nesër do të kemi dhurata të tjera! (Mesuam aty se ne minutat e para te festes, nje numer i kufizuar femijesh kishin marre disa canta te medha me pako te vogla brenda por e gjitha kjo kishte zgjatur jo me shume se 5 minuta). 

Shumë prej prindërve përfshirë edhe mua, kjo eksperiencë e keqe na detyroi tu blinim dicka fëmijëve për të mos i lënë të zhgënjyer. Teksa hipëm në makinë dhe po udhëtonim drejt banesës, vajza më kritikoi duke më thënë “përse më solle tek ai babagjysh i keq, unë e pashë që ishte cun, që ishte personazh”. Ai nuk kishte dhurata, të shohim cdo na sjellë nesër! Duke njohur, i them se jo nesër babi, dhuratat vijnë për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Mbërritëm në shtëpi rreth orës 19.40. Të nesërmen në mëngjes, vajza u zgjua dhe menjëherë vrapoi drejt pemës së Vitit të Ri në sallon. Kur nuk gjeti asnjë dhuratë, mu kthye: O babi, po ai babagjyshi qenka vërtet i keq, kështu janë të gjithë babagjyshët, ai nuk më paska sjellë dhuratë, ai nuk e mbaji premtimin!

Ka më shumë se tri ditë, që po përpiqem ti ruaj vajzës në fantazinë e saj imazhin pozitiv dhe të mirë të babagjyshit, ndërkohë që ajo herë pas here lëshon vetëm fjalë negative dhe zhgënjyese për…..babagjyshin.

Në rastin konkret, mund të thuhet se një pakcië njerëzish ranë pre e rrengut komercial të qendrës Megatek dhe isedë “gjeniale” të stafit të saj për një festë-fake e mbi të gjitha të organizuar keq. Por imazhi, ndjesia, përshtypja dhe zemërimi që lanë pas, vecanërisht tek fëmijët por edhe tek ne që po përballemi prej kaq ditësh me pyetjet e tyre të sinqerta, na bën që për shumë e shumë kohë të mos shkelim më aty. Fatmirësisht tregu ka plot. 

ME TE LEXUARAT