4iG FORCON KOMPANITË ONE DHE ALBTELECOM NË SHQIPËRI

Nga Rrjeti

4iG FORCON KOMPANITË ONE DHE ALBTELECOM NË SHQIPËRI

Përzgjidhet ekipi drejtues që do udhëheqë integrimin e dy kompanive

Fillon procesi i bashkimit të One Telecommunications dhe ALBtelecom:
4iG Plc. emëroi menaxhimin e përbashkët të kompanive.
Ekipi drejtues do të ketë në fokus kryesor procesin e integrimit të dy kompanive dhe
do të drejtojë kompaninë e re, pas integrimit.
Emil Georgakiev, Drejtori i deritanishëm i One do të drejtojë të dy kompanitë.
Irida Bonati emërohet zv. Drejtore Ekzekutive dhe Drejtoreshë e Burimeve
Njerëzore.
Nën menaxhimin e ri, 4iG do të përmirësojë portofolin e produkteve, cilësinë e
shërbimit, përvojën e klientit dhe efiçencën e kompanisë.

Kompania ka për synim të jetë lider në tregun e shërbimeve ICT në Shqipëri.
Bashkimi i One Telecommunications dhe ALBTelecom tashmë ka nisur. Aksioneri kryesor,
4iG International, ka emëruar Drejtor Ekzekutiv Emil Georgakiev dhe ekipin e ri që do të
drejtojë njëkohësisht One Telecommunications dhe ALBtelecom në procesin e integrimit të dy kompanive. Bashkimi i departamenteve të ngjashëm si edhe unifikimi i grupeve të punës të të dyja kompanive do të jetë detyra kryesore e drejtorëve të sapo emëruar.
Ekipi i ri menaxherial përbëhet nga drejtuesit ekzistues të kompanive.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Irida Bonati emërohet zv. Drejtore Ekzekutive dhe Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore. Në rolin e Drejtorit Ligjor, Rregullator dhe Përputhshmërisë është emëruar Ervin Shpori. Në pozicionin e Drejtorit Financiar Borislav Borisov; Drejtor i Teknologjisë Ilir Duka.

Svetoslav Nanchev në pozicionin e Drejtorit të IT-së; Indrit Daci në pozicionin e Drejtorit
Komercial për Biznesin; Athanasios Paraskevas në pozicionin e Drejtorit Komercial për
Konsumatorët; Ornela Bego do të drejtojë departamentin e Marrëdhënieve të Korporatës
dhe Komunikimit; Iris Pekmezi do të vazhdojë karrierën e saj si zv. Drejtore e 4iG për
Ballkanin Perëndimor dhe Jonilda Filipi, në rolin e Drejtores së Komunikimit të 4iG për
Ballkanin Perëndimor.

“Ne kemi shumë besim te profesionalizmi i ekipit të përbashkët menaxhues, të cilët kanë
aftësitë për ta shndërrruar në sukses bashkimin e kompanive. Objektivi i drejtuesve të rinj është i qartë: pas bashkimit, ne synojmë të jemi lider në tregun shqiptar.” – theksoi Gellért Jászai.

“Emërimi i tyre është një hap i rëndësishëm në transformimin e dy kompanive. Unë
personalisht jam i sigurt se ky ekip do të sjellë sukses afatgjatë për kompaninë, edhe pas
integrimit.” – shtoi Kryetari i Bordit në 4iG Plc.

Bashkimi i dy kompanive do të sjellë produkte dhe shërbime cilësore në 4P (rrjet i lëvizshëm, rrjet fiks, TV dhe internet). Punonjësit e One Telecommunications dhe ALBtelecom kanë përvojë dhe ekspertizë të gjerë, për këtë arsye 4iG International ka marrë vendimin të themelojë qendrën e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, nga ku do të menaxhohet portofoli rajonal i grupit.

ME TE LEXUARAT