Zhduken pa gjurmë tre persona në Kosovë, mister fati i tyre, çfarë thotë policia
Tre persona të gjinisë mashkullore janë zhdukur në Kosovë. Gazeta Express shkruan se të treja rastet janë lajmëruar në polici.
“Fushë Kosovë 29.01.2023-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, njofton policia.
Ndërkohë që as për vendodhjen e dy të zhdukurve të tjerë nuk dihet asgjë.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
“Fushë Kosovë 30.01.2023 – NN. Është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë janë larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhje e tyre. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.