Zgjedhjet lokale në Kosovë, Haradinaj i vendosur: Në fokus kemi Prishtinën

Kosovë&Rajon

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Haradinaj i vendosur: Në fokus kemi

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur së fundmi për zgjedhjet lokale në Kosovë, që do mbahen më 17 tetor. Ai u shpreh optimist, ndërsa tha se partia e tij ka bërë një punë të madhe për zgjedhjet lokale.

“Në nivel të qeverisjes komunale është bërë punë e mirë nga Aleanca me komunat, si në Suharekë, Rahovec, Gjakovë, Deçan, Klinë, Junik por edhe kudo ku Aleanca ka pasur përgjegjësi, dhe besoj që qytetarët do t’i japin besimin kryetarëve të komunave, qeverive komunale.

Njëkohësisht pretendojmë që të fitojmë besimin edhe të komunave tjera, një fokusim kemi në Prishtinë, Podujevë e Istog, pra është një situatë e re dhe besoj që do ta marrim besimin”, tha Haradinaj.

ME TE LEXUARAT