Zbulohen mallra kontrabandë afër kufirit Kosovë-Serbi

Kosovë&Rajon

Zbulohen mallra kontrabandë afër kufirit Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës tha se në dy raste të ndara më 11 shtator ka zbuluar mallra kontrabandë në afërsi të brezit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas njoftimit, rasti i parë ka ndodhur në brezin kufitar Serbi-Kosovë, përkatësisht në zonën e Kamenicës është ndaluar një automjet me targa të Kosovës, i cili “është vërejtur duke hyrë ilegalisht në Kosovë”.

Gjatë kontrollit të automjetit të R.M, shtetas i Kosovës, janë zbuluar mallra që dyshohet të jenë kontrabandë.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në rrugën Stublinë-Dobërqan të Gjilanit, ku Policia ka tentuar që të ndalojë një automjet me targa serbe, të cilin po e ngiste, F.M, shtetas i Serbisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në përpjekje për t’iu shmangur kontrollit të njësitit Task Forcë dhe duke mos iu bindur urdhrave të Policisë, përveç që ka rrezikuar zyrtarët policorë, i njëjti gjatë vozitjes ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke dalë nga rruga”, u tha në njoftim.

Policia tha se në këtë makinë gjeti pajisje të ndryshme kontrabandë, “ku vlera e përafërt e tregut arrin shifrën rreth 20.000 euro”.

Edhe në të kaluarën, autoritetet e rendit kanë zbuluar mallra kontrabandë në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu ata kishin thënë se kanë mbyllur disa rrugë alternative në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, që besohet se janë përdorur për të kaluar mallra kontrabandë.

ME TE LEXUARAT