Zbardhet vrasja e Liridona Murselit, reagon ministrja e Drejtësisë së Kosovës: Si u përpoq bashkëshorti i viktimës të fshihte krimin
Pas zbardhjes së vrasjes së Liridona Murselit, ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar duke konfirmuar zyrtarisht se në krim është përfshirë edhe bashkëshorti i viktimës.
“Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili sipas dyshimeve ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.
Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”, thuhet në reagim.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.