Zbardhet Kosova, bie dëbora e parë pas zbritjes së temperaturave
Lajmifundit
/
11 Nëntor 2024, 09:41
Kosovë&Rajon
Masat e ftohta ajrore kanë sjellë dëborën e parë në Kosovë. Edhe pse ende jemi në nëntor, temperaturat kanë shënuar rënie.
Po ashtu në Shqipëri kemi një front të ftohtë me temperatura nën zero.
Ditët e mërkurë dhe të enjte, moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh të herëpashershme dhe vranësira deri të dendura, të cilat pritet të pasohen në pjesën më të madhe të territorit me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurta shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike.