Vuçiç ‘kërcënon’ sërish: Nëse kjo ndodh atëherë ne do të...

Kosovë&Rajon

Vuçiç ‘kërcënon’ sërish: Nëse kjo

Dëshira e Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës ka ngjallur shumë reagime në Serbi, duke shqetësuar dhe presidentin Aleksandër Vuçiç.

Më një intervistë ai ka thënë se një aplikim i Kosovës do të ishte “shkelje” e marrëveshjeve të Brukselit dhe Uashingtonit.

Vuçiç po ashtu ka shtuar se do të ketë “përgjigje serioze” nëse Kosova aplikon.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Është një pyetje e vështirë për ne. Është e qartë se disa njerëz po punojnë për të destabilizuar të gjithë rajonin, për të destabilizuar Serbinë. Sonte do të flas për këtë më në detaje.

Nëse e bëjnë, atëherë është e qartë se për ta nuk ka marrëveshje as të Brukselit e as të Uashingtonit. Do të jetë interesante të shohim se kush do t’i mbështesë për një gjë të tillë.

Në do të përgjigjemi seriozisht dhe me përgjegjësi dhe do ta mbrojmë fuqishëm vendin tonë”, tha Vuçiç

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka thënë se tanimë Kosova ka 2/3 e votave të nevojshme për anëtarësim në këtë institucion./gazetashqip

 

ME TE LEXUARAT