Vuçiç fton Abazoviçin t’i bashkohet Ballkanit të Hapur

Kosovë&Rajon

Vuçiç fton Abazoviçin t’i bashkohet Ballkanit të

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Zvicër.

Abazoviç, në njoftimin e tij për takimin, tha se vendi i tij është duke bërë u përpjekur që të ketë një politikë bashkëpunuese me qeverinë serbe dhe u shpreh i gatshëm për intensifikim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

“Mali i Zi po bën çdo përpjekje për të promovuar një politikë të bashkëpunimit rajonal, pajtimit, bashkëjetesës dhe kohezionit më të mirë ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Marrëdhëniet me Serbinë janë në prioritet – jemi të gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër, Vuçiç në postimin e tij në Instagram thotë se kanë folur edhe për nismën Ballkani i Hapur dhe se e ka ftuar Abazoviçin që t’i bashkohet në takimin e ardhshëm të tri vendeve anëtare të kësaj nisme, i cili do të mbahet në Ohër.

Përkundër që deri tash Mali i Zi ka qenë kundër nismës së Ballkanit të Hapur dhe ka refuzuar pjesëmarrjen, kryeministri Abazoviç është shprehur pro saj, duke thënë se nisma është bërë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq, Abazoviç disa orë më parë ka takuar edhe presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me të cilin folën për qëllimin e përbashkët për integrim në Bashkimin Europian.

Po ashtu, Abazoviç në margjinat e këtij forumi është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Express

ME TE LEXUARAT