Vrau gruan Liridona me killer me pagesë, Naim Murseli priti njerëzit në ngushëllim me dorë në zemër!
Ne kete foto shfaqet Naim Murseli ne diten e pare te ceremonise mortore per gruan e tij Liridona e cila u vra pasi ai pagoi 30 mije euro per ekzekutimin e saj.
Murseli kesisoj ka pritur e percjelle me dore ne zemer njerezit qe shkonin per ngushellim lidhur me gruan e tij te cilen ai kishte paguar per ta vrare.
Një tjetër kthesë mori vrasja e Lirdona Murselit, që fillimisht u mendua se u vra nga një grabitës, por që rezultoi të ishte vrasës me pagesë.
Pas zbulimit të detajit tronditës se krimi ishte paguar nga vetë i shoqi, që ishte në momentin e krimit në makinë, familja Murseli ka anuluar vizitat ngushëlluese për 30-vjeçaren.
Kjo e fundit u vra të mërkurën në Prishtinë, vrasje për të cilën dje u arrestua bashkëshorti i saj, Naim Murseli, dhe tre persona të tjerë, mes tyre nipi i tij.
Babai i këtij të fundit, Shaban Murseli, ka njoftuar se vizitat për ngushëllim është anuluar “për shkaqe familjare”.
“Shokë dhe miq, për shkaqe familjare me keqardhje e bëjmë anulimin e të pamës. I falënderojmë gjithë pjesëmarrësit në varrim”, ka shkruar ai në Facebook.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar për arrestimin e dy të dyshuarve për vrasjen e Liridina Murselit, bashkëshortin e viktimës – Naim Murseli dhe autorin e dyshuar të vrasjes, Granit Plavën. Më pas është arrestuar dhe nipi i porositësit, Kushtrim Kokalla, një pjesëtar i FSK-së./lajmifundit.al