Vrasja e trefishtë në Deçan, sot lamtumira për dy nxënësit që humbën jetën

Kosovë&Rajon

Vrasja e trefishtë në Deçan, sot lamtumira për dy

Gllogjani do tu japë sot lamtumirën e fundit, të Gentës dhe Ledianit, dy nxënësve që mbetën të vrarë nga sulmi me armë i autobusit me të cilin ktheheshin në shtëpi mbrëmjen e të premtes. Nga të shtëna mbeti i vrarë dhe shoferi i autobusit dhe një nxënës tjetër.

Familjarët e dy nxënësve të vrarë kanë njoftuar se varrimi i tyre do të bëhet sot në orën 14:00, në varrezat e fshatit Gllogjan.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka dalë me raport ku ka treguar se shoferi i autobusit kishte vdekur në vendin e ngjarjes, derisa dy nxënësit kanë vdekur në spital.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia është duke vazhduar kërkimet për arrestimin e të dyshuarit i cili ende gjendet në arrati.

Për identifikimin dhe gjetjen e autorit, apo autorëve të krimit të trefishtë, janë angazhuar një numër i madh forcave të rendit, Njësiti Special i Policisë së Kosovës dhe po bëhen hetime edhe në koordinim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.

Deri tani përveç konfirmimit që hetimet po zhvillohen në tri pista të ndryshme, asgjë më shumë nuk është bërë e ditur në lidhje me rrethanat, apo motivet e vrasjes së trefishtë. 

ME TE LEXUARAT