Vrasja e Liridona Murselit, ambasadori suedez në Kosovë: Po asistojmë në zbardhjen e rastit

Kosovë&Rajon

Vrasja e Liridona Murselit, ambasadori suedez në Kosovë: Po

Vrasja e Liridona Murselit, 30-vjeçares nga Kosova, ka tronditur opinionin publik duke sjellë këshju reagime të shumta qytetarë dhe zyrtarë.

Ndër shumë të tjerë, për ngjarjen ka reaguar edhe Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund, i cili është shprehur se shteti suedez po punon ngushtë me autoritetet e Kosovës për zbardhjen e këtij rasti.

“Ne jemi duke punuar pandërprerë rreth këtij rasti së bashku me autoritetet lokale të Kosovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky është një rast shumë i ndjeshëm dhe ka shumë mister rreth këtij rasti, nuk mund të them më shumë, jemi duke punuar në këtë  rast bashkë me autoritetet. Por, gjithashtu dua të theksoj se kemi debatuar shumë ditëve të fundit rreth dhunës ndaj grave dhe në fushatën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave”, tha ai.

Ëesterlund theksoi se dhuna ndaj grave dhe vajzave është një “fenomen” prezent në Kosovë, ku raportimet e shumta reflektojnë rritje të feminicidit.

“Dua të nënvizoj se dhuna duhet të ndalet, janë më shumë se 2000 raste të raportuara nga policia për dhunën ndaj grave. Mbi 2000 raste janë shumë. Kemi 6 raste kundër femicidit dhe në Evropë 20, ku 3 raste janë gjatë vitit 2022, pra mjaft është mjaft”,- deklaroi ambasadori suedez.

I dyshuari kryesor për vrasjen e 30-vjeçares është bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili aktuliasht ndodhet në paraburgim.

 

ME TE LEXUARAT