Vrasja e Faton Hajrizit/ Trupi ende nuk është tërhequr nga Serbia, familja do të kërkojë ndihmë edhe nga Shqipëria

Kosovë&Rajon

Vrasja e Faton Hajrizit/ Trupi ende nuk është tërhequr nga

Trupi i Faton Hajrizit, që u vra nga policia serbe, ende nuk është kthyer në Kosovë.

Ndonëse familja e të ndjerit po ndjek hapat ligjore për kthimin e trupit përmes një avokati, mbetet mister se përse procedurat ‘kanë ngrirë’. Ndaj përveç ndihmës që i është kërkuar Kosovës, familja pritet të kërkojë ndihmë edhe nga Shqipëria.

“Rasti i Hajrizit është një çështje komplekse dhe ne kemi dalë në një propozim që me këtë çështje të merret edhe Republika e Shqipërisë. Ne do të kërkojmë që Shqipëria të na ofrohet me kapacitetet e saj ndërqeveritare dhe ligjore që me palën serbe të bisedohet në kanale zyrtare dhe të jemi të barabartë si shtet. Dihet që Serbia ne nuk na njeh si shtet dhe biem gjithmonë në lojëra fjalësh, luhet me ndjenjat e kombit shqiptar nga serbët. Nuk e dimë nëse Hajrizi është vrarë ose jo, pasi duhet të kqyret trupi. Serbia nuk e njeh palën kosovare dhe nuk bisedon me të. Duke ndërhyrë Shqipëria do të kuptohet nuk ndodhet trupi i tij”, shprehet avokati Gent Gjini.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pse u vra Faton Hajrizi?

Hajrizi, që ishte arratisur nga një burg në Kosovë më 6 korrik, u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Kërkimi disa orësh i policisë së Serbisë për Faton Hajrizit rezultoi në kapjen dhe vrasjen e tij.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës më 22 korrik bëri të ditur se konfirmoi identitetin e Hajrizit nga shenjat e gishtërinjve të dërguara nga autoritetet serbe përmes Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor.

ME TE LEXUARAT