Von Cramon: Ministri i Brendshëm francez është kundër heqjes së vizave

Kosovë&Rajon

Von Cramon: Ministri i Brendshëm francez është kundër heqjes

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputetja Viola Von Cramon ka thënë se ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, është shkaktar qe Franca nuk aprovon heqjen e vizave për Kosovën.

E pyetur nga Francizka Tschinderle, një gazetare gjermane, lidhur me pengesat e vendosura nga Franca dhe presidenti i saj Emmanuel Macron, për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, Von Cramon ka thënë se problemi qëndron tek ministri i Brendshëm i qeverisë franceze, Gerald Darmanin.

“Problemi nuk është ai dhe këshilltarët e tij, por ministri i Brendshëm. E vështire”, i është përgjigjur Von Cramon gazetares gjermane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë që gazetarja në Twitter kishte shkruar: “A mund të më shpjegojë dikush politikën e jashtme franceze? Bllokimi i një shteti me 1,8 milion banorë me vite dhe vite nga marrja e diçkaje kaq themelore si liberalizimi i vizave. Çka saktësisht përfitojnë banorët e një shteti me 67 milionë banorë nga kjo?”

“Do të më interesonte vërtet të dijë se cilët janë këshilltarët ballkanikë të Macron dhe cilat janë shqetësimet e tyre”, ka shtuar ajo.

Në emisionin Rubikon enjten në mbrëmje, ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku deklaroi se pikërisht ministri i Brendshëm j Francës kishte kërkuar edhe me parë informata nga qeveria kosovare lidhur me disa aspekte teknike.

Sipas tij, Ministria e Brendshme e Francës frikësohet nga mundësia e “vërshimit” të një vale njerëzie nga Kosova qe do të largoheshin nga Kosova drejt shteteve të zonës Schengen.

Çollaku kishte shërbyer edhe si këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

ME TE LEXUARAT