Vizita në Islandë, Osmani bën thirrje që Kosova t’i bashkohet KiE-së

Kosovë&Rajon

Vizita në Islandë, Osmani bën thirrje që Kosova t’i

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryetarin e Kuvendit të Islandës, Birgir Armannsson dhe ministren e Jashtme, Thordis Kolbrun Reykfjord Gylfadottir, me të cilët ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve si dhe rëndësinë e avancimit të rrugës euroatlantike për Kosovën.

Në një postim në Facebook, Osmani ka shkruar se Kosova dhe Islanda ndajnë idealet e njëjta të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut ndërsa ka theksuar rëndësinë që Kosova t’i bashkohet Këshillit të Evropës dhe të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e këtyre vlerave.

Postimi i Osmanit:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në takimet me kryetarin e Kuvendit të Islandës Birgir Ármannsson dhe ministren e Jashtme, Thórdís Kolbrún Reykfjörd Gylfadóttir, diskutuam thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona, si dhe rëndësinë e avancimit të rrugës euroatlantike për Kosovën.

Kosova dhe Islanda ndajnë idealet e njëjta të demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe të sundimit të ligjit, prandaj në këtë frymë, në takimet me lidershipin e Islandës potencova rëndësinë vendimtare që Kosova t’i bashkohet Këshillit të Evropës dhe të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e këtyre vlerave.

 

 

ME TE LEXUARAT