Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë

Kosovë&Rajon

Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë

Në Kosovë, në tremujorin e dytë të vitit 2021, çmimet e prodhimit janë shtrenjtuar për rreth 6.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, që u publikuan në muajin dhjetor, thuhet se ngritja më e madhe e çmimeve vërehet tek energjia elektike gazi dhe furnizimet me ajër të kondicionuar me 17 për qind, prodhimi i metaleve me rreth 12 për qind, prodhimi i mobileve me 9 për qind dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike me 4.7 për qind rritje.

Përveç rritjes së çmimeve të prodhimit, Agjencia e Statistikave njoftoi në muajin tetor për një ngritje prej 5.7 për qind të çmimeve të konsumit. Ngritja më e lartë e çmimeve u shënua te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe ekspertë për çështje ekonomike kanë thënë se shumica e artikujve që janë shtrenjtuar, janë produkte që importohen nga shtetet e rajonit dhe Evropës.

Ndërkohë, disa nga vendet e rajonit dhe të Evropës, janë duke u përballur me fatura shumë më të larta të energjisë, për shkak të rritjes globale të çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit.REL

ME TE LEXUARAT