"U vendos!"/ Kovaçevski, Vuçiq dhe Rama shkojnë në Bruksel në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Kosovë&Rajon

"U vendos!"/ Kovaçevski, Vuçiq dhe Rama shkojnë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, homologu i tij shqiptar Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të shkojnë në Bruksel.

Ata do të marrin pjesë në samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor.

Kryeministri i Shqipërisë Rama njoftoi në Twitter se pas konsultimeve të ndërsjella, të tre liderët e vendeve të përfshira në Ballkanin e Hapur, megjithatë vendosën të nisen për në Bruksel.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së.

Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Unioni të ri politik evropian që ne mbështesim, një Ballkani të Hapur që promovon frymën e Evropës dhe rrëmbimin tonë nga Bullgaria që po e shkatërron atë.

Sapo dëgjova se diçka po lëviz sot në Bullgari. Është herët për të qenë optimist”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT